Sipas zëvendëskryetarit të LSI-Luan Rama, procesi i vettingut të policisë, duhej të ishte procesi i pastrimit të policisë nga disa drejtues të papërgjegjshëm që kanë qenë apo janë nën pushtetin dhe bëjnë lojën e strukturave kriminale në vend.
“Mjafton të shohësh relacionin që shoqëron projektligjin, për të kuptuar arsyet se pse jemi këtu. Mjafton të shohësh relacionin edhe nuk lind nevoja për të bërë diskutime të mëtejshme. Sepse edhe në relacion konfirmohet qartë që jemi përpara një situate të inkriminuar, të korruptuar dhe ku shfaqet kultura, që në fakt duhet thënë antikultura e pandëshkueshmërisë. Në sallë ka dëshmitarë okularë apo njerëz që kanë punuar në strukturën e policisë. Nuk ka qenë kjo, e them me përgjegjësi të plotë prej ‘97-’98 dhe sot që jemi në 2018-n, nuk ka qenë kjo struktura e policisë së shtetit. Asnjëherë nuk ka qenë më e kriminalizuar kupola drejtuese nga çka rezultuar sot”, tha ai.
Rama shtoi se ka ardhur koha të krijohet policia e ligjit dhe t’i jepet fund “policisë së çunave”.





