Pas takimit me drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veli, prokurori kombëtar i Antimafias dhe Antiterrorizëm, Federico Cafiero De Raho tha për gazetarët se trafiku i kokainës, dikur monopol i Ndraghetas, tashmë po bëhet edhe nga grupet kriminale shqiptare.
"Në Itali konstatojmë prezencë grupesh kriminale shqiptare që pushtojnë brigjet tona si në Adriatik dhe në Jon dhe zbarkojnë duke trafikuar drogë. Kjo tregon se organizatat kriminale shqiptare bëjnë edhe trafik kokaine. Nëse ky sektor më parë ishte monopol i Ndraghetas tani ka filluar të tërheqë edhe grupet kriminale shqiptare. Ka pasur një luftë për eliminimin e territorit të kanabisit, grupet shqiptare po tregtojnë edhe substanca të tjera."





