Pas publikimit të emrave të negocatiorëve të marrëveshjes së detit me Greqinë, ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar se pjesë e grupit negociator është Artur Meçallarin spiun dhe agjent i të huajve.
"Do ta denoncoj me ashpërsinë më të madhe vendosjen në krye të grupit të një ish-spiuni të Forcave Ushtarake, i larguar pas dokumentimeve të pa kundërshtueshme të SHISH dhe ushtrisë por edhe të dhënave të tjera. Gjithçka e realizuar me vendim të prokurorisë, ky është agjent, spiun. Bëhet fjalë për Artur Meçollarin",- tha ai.
-
Ylber Dogjani, Komandant i Flotës Detare
-
Artur Meçollari nga Ministria e Mbrojtjes
-
Qirjako Qirko, ambasador në Britaninë e Madhe
-
Aida Hajna, Zv.Drejtore e Policisë Shtetit
-
Arsen Mullai
-
Viktor Doda
-
Ardian Bylyku, Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore
-
Armand Skapi nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
-
Luan Përzhita, Instituti i Arkeologjisë
-
Ferdi Hysi, Instituti i Gjeografisë
-
Lorenc Çela nga Instituti i Gjeohapësirës





