Prokurori Kombëtar italian i Antimafias dhe Antiterrorizmit, Federico Cafiero De Raho, u prit sot nga Kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku.
Në një prononcim për mediat, Federico Cafiero De Raho ka nënvizuar se kriminaliteti shqiptar është shumë prezent në Itali dhe në bashkëpunim me familjet më mafioze vendase.
"Kriminaliteti shqiptar është shumë prezent në Itali, në aleancë me mafian italiane dhe format e tjera kriminale. Hetimet që po zhvillohen në Itali janë të shumta, kriminaliteti shqiptar është shtrirë edhe në rajonet e Italisë së Veriut. Në takimin që pata me ministrin e Brendshëm u fol për iniciativat e përbashkëta që po shkojnë përpara por edhe krijimin e task forcës."





