I ftohti i acartë që ka përfshirë Europën pritet të zgjasë disa ditë në vendin tonë. Prej ditës së sotme, vala e acartë do të shtrihet në një pjesë të mirë të kontinentit evropian, duke zbritur deri në gadishullin Ballkanik.

Ngjarje të tilla atmosferike vërehen rrallë në periudhat e fund-dimrit, ku temperaturat në vendin tonë pritet të shkojnë nën zero dhe në zonat e ulëta.

Sipas meteorologëve, temperaturat pritet të shënojnë rritje fillimin e marsit, të enjten dhe të premten.