Sot në Maqedoni do të mbërrijë treshja e lartë evropiane; Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, i shoqëruar nga përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme në BE, Federika Mogherini dhe eurokomisioneri për zgjerim, Johannes Hahn.
Media maqedonase ‘Ina’ raporton se vizitat lidhen me procesin integrues të rajonit, reformat që burojnë nga strategjia për zgjerim si dhe dialogu mes partive politike në Maqedoni për temat e rëndësishme të këtyre proceseve.
Presidenti i komisionit europian Jean-Claude Juncker turneun e tij ballkanik do ta nisë sot me vizitën në Maqedoni, ndërsa pasdite rreth orës 17:30 do të jetë në Tiranë, ku do të pritet me nderime ushtarake nga Kryeministri Edi Rama.
Në Shkup, zyrtarët europianë do të takohen me Kryeministrin Zoran Zaev dhe presidentin Gjorgje Ivanov, por nuk përjashtohen edhe takime të tjera.