Ky është momenti kur taksia me të cilën udhëtonte 23-vjeçarja Elena Avdillari dhe me drejtues Bujar Agalliun, u përplas me tabelën reklamuese të këtij karburanti në afërsi të fshatit Maminas në autostradë.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Tv Klan, të cilat janë tashmë pjesë e dosjes hetimore të policisë së Durrësit, makina vjen me shpejtësi të madhe.

Përplasja është e fuqishme aq sa e ndan makinën në dysh. Është ora 22:45 kur automjeti Mercedez-Benz godet me tabelën reklamuese të karburantit.

Më pas ajo përfundon disa metra më tutje. 23-vjeçarja Avdillari dhe taksisti 60-vjeçar, Agalliu humbin jetën në vend.