Nga nesër do të ulen ndjeshëm temperaturat thonë meteorologët. Reshje të dobëta shiu dhe bore në pjesën më të madhe të vendit. Sipas IGJEUM-it, lumenjtë nuk paraqesin rrezik për përmbytje.
PARASHIKIMI SIPAS IGJEUM:
RESHJET
Sot pasdite (e premte, dt.23) dhe nesër (e shtunë, dt.24) në shumicën e qarqeve priten reshje të dobëta, ndërsa në Vlorë dhe Gjirokastër lokalisht deri mesatare, kryesisht nesër.
Reshje dëbore në 700m mbi nivelin e detit, por në veri-lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel.
Shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re.
TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt.24) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 12 / 16
në vendet e ulëta: 9 / 16
në vendet malore: 2 / 7 °C.
ERA
Sot pasdite (e premte, dt.23) dhe nesër (e shtunë, dt.24) era pritet të fryjë e lehtë.
RREZIKU NGA PËRMBYTJET
———————————————–
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin nuk paraqesin rrezik.
Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.
*Acari godet Evropën! Temperaturat në -19? Meteorologët: Një ngjarje e jashtëzakonshme atmosferike…
Ditë të acarta do të kalojë Europa! Sipas parashikimit të Meteoalb, motit të ngrohtë të këtyre ditëve i vjen fundi të shtunën e të dielën pasi një valë “e acartë” do të godasë pjesën më të madhe të Europës!
Një masë e ajrit shumë të ftohtë do të zhvendoset nga Siberia drejt Rusisë duke u zgjeruar përtej Uraleve gjatë fundjavës.
Ndërsa, të hënën dhe në vijim, vala e acartë shtrin ndikimin në pjesën më të madhe të kontinentit Europian duke zbritur në deri në Italinë Qendrore dhe gjithë gadishullin Ballkanik.
Me një vlerësim paraprak, pritet të jetë ngjarje e jashtëzakonshme atmosferike për shumë zona të Europës jo vetëm për faktin se do sjellë temperatura ekstremisht të ulëta në shumë qytete Europiane por më tepër për faktin se ngjarje të tilla vrojtohen rrallë në periudhat e fund-dimrit.
Ne pergjigje te interesit te komentuesve, Meteoalb shkruan:
Pritet te kemi temperatura ekstreme te njejta me ato te nje viti me pare, apo…?
Jo aq te uleta dhe zgjasin me pak dite (vjet shenuan -19 zonat malore dhe zgjati rreth 3 jave).
Ky i ftohte do te sjelle rreshje te dendura bore ne te gjithe Shqiperine?
Pothuajse ne gjithe Shqiperine.





