Prokuroria për Krime të Rënda ka marrë në pyetje të premten kreun e ARRSH-së, Afrim Qendro, lidhur me abuzimet në rrugën Tiranë Elbasan.

"U pyeta si person që kam dijeni për abuzimet, dhashë sqarimet e mia për rrugën Tiranë-Elbasan," ka thënë ai pasi ka dalë nga Prokuroria ku qëndroi për 40 minuta.

Me herët organi i akuzës ka marrë në pyetje dhe ish-ministrat e Transporteve Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj.