Pas aksidentit tragjik që i mori jetën kolegut të tyre, taksistët e Durrësit flasin fjalët më të mira për 60-vjeçarin Bujar Agalliun që humbi jetën në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës, pranë Maminasit. Ai ishte një nga shoferët më të vjetër dhe shumë korrekt.

Taksistët thonë për DurrësLajm se ndihen shumë të pikëlluar dhe dëshpëruar nga humbja e shokut të tyre por edhe se e ndiejnë veten të rrezikuar ndërsa përshkojnë thuajse çdo ditë autostradën Durrës-Tiranë.

“Humbja e shokut tonë na ka dëshpëruar shumë. Nga gropat e autostradës mund të na ndodhë edhe ne një aksident i papritur. Bujari ishte një nga shoferët më të vjetër në Durrës, njeri familjar, korrekt që punonte për të mbajtur familjen. Vdekja e tij na ka pikëlluar jashtë mase”, thanë kolegët e taksistit Agalliu.

K.H.