Një grindje mes një 32-vjeçari dhe një 49-vjeçari nga Durrësi ka përfunduar me dhunimin e shtetasit I.L. dhe procedimin penal të të riut.

Mësohet se një ditë më parë, në lagjen nr.15 të qytetit bregdetar, 32-vjeçari E.P. ka dhunuar me sende të forta shtetasin I.L.

Ky i fundit ka mbetur i lënduar si pasojë e dhunës së ushtruar mbi të.

Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për të riun E.P., të akuzuar për veprën penale “Lëndime të tjera me dashje”.