Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj prej dy ditësh ndodhet në Britani, ku ka pasur takim me zyrtarë të lartë.
Xhafaj ka takuar edhe homologun e tij, Ministrin britanik për Sigurinë z.Ben Wallace, ku shprehet se kanë rënë dakord për një axhendë të përbashkët mes dy vendeve për të luftuar krimin e organizuar.
Përmes një statusi në profilin e tij në Twitter, Xhafaj thotë se ministri britanik shumë shpejt do të vizitojë Tiranën, për të vazhduar axhendën e përbashkët mes dy vendeve.
“Takim shumë miqësor me Ministrin britanik për Sigurinë z.Ben Wallace për një axhendë të përbashkët pune, në interes të bashkimit të përpjekjeve për veprime të bashkërenduara në luftën kundër krimit të organizuar.
Premtim për asistencë teknike dhe operacione të përbashkëta. Shumë shpejt do ta mirëpres mikun tim në Tiranë për të avancuar axhendën e përbashkët.”, shkruan Xhafaj.





