Prokuroria ka kërkuar tre burgime përjetë për vrasësit e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Bashës i cili u qëllua më 24 qershor 2015 në Lazarat. 

Prokuroria ka dhënë pretencën për grupin e të rinjve që vrau komandon gjatë operacionit antidrogë në Lazarat dhe konkretisht për:

  1. Arbjon Alikon
  2. Borjan Boçian
  3. Elvis Boçian

Gjithashtu pretenca ka kërkuar 118 vite burg për 8 të akuzuarit e tjerë.

  1. Xhulio Malo 10 vite
  2. Albion Aliko 17.6 vite
  3. Elson Kazma 17.6 vite
  4. Klodian Selimi 5 vite
  5. Oltion Proko 9 vite
  6. Dervish Çoko 18 vite
  7. Rohan Hirja 18 vite
  8. Iliaz Xhaferaj 18 vite 

Familjarët e të akuzuarve janë irrituar në sallën e gjyqit dhe kanë kundërshtuar kërkesën e pretencës.