Policia e Durrësit ka bërë me dije se janë sekuestruar rreth 2 milionë euro pasuri me vendim të Gjykatës, pasi dyshohet se është ngritur mbi bazën e aktivitetit kriminal.
"DurrësLajm" mëson se pasuria e sekuestruar është në pronësi të ndërtuesit Sajmir Tusha, 46 vjeç, banues në Durrës, me origjinë nga Shijaku, i dënuar më parë me 12 vite burg për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike".
Ai është ndërtues në zonën e Golemit, vend në të cilin u sekuestruan edhe pronat e tij.
Sipas njoftimit të policisë u sekuestruan: 25 000 m2 tokë arë, 10 100 m2 pemëtore, 9 njësi tregtare, ambiente të përshtatura për biznese me sipërfaqe totale 580 m2 si dhe 22 apartamente me sipërfaqe totale 1780 m2.





