Gazetari Basir Çollaku i është rikthyer me një status në Facebook ekstradimit të financierit të Habilajve, Nezar Seitit në Itali.

Sipas tij, avokati mbrojtës i Seitajt është thirrur për të dëshmuar në Prokurorinë e Durrësit, që po heton lidhur me procedurat e ndjekura për ekstradimin e tij.

Çollaku shtron disa pyetje si: “Kush e pengoi avokatin te bente kallzim?!” apo “Perse avokati nuk flet publikisht per kete çeshtje?! A do te kete arrestime rreth kesaj ngjarje. A do te thirret ministria e drejtesise Etilda Gjonaj per te deshmuar?!”

Statusi i plotë i Basir Çollakut:

Si u hap porta per Nezar Seitin?!

Prokuroria e Durresit vijon hetimet per shkeljet e procedurave te ekstradimit te "financierit" te grupit "Habilaj-Tahiri" Hipokriza korr sukses, avokati Detar Hysi qe e percolli vete klientin e tij dhe qe nuk beri as kallzim per Krimet e Renda, siç kishte thene publikisht jep shpjegime ne Prokurorine e Durresit. Ai eshte thirrur nga Prokuroria e Durresit. Dhe ka deshmuar lidhur me veprimet e tij ne kete histori. Kush e pengoi avokatin te bente kallzim?! Ai kerkon te behet hetim ne lidhje me kete çeshtje. Perse avokati nuk flet publikisht per kete çeshtje?! A do te kete arrestime rreth kesaj ngjarje. A do te thirret ministria e drejtesise Etilda Gjonaj per te deshmuar?! Prane prokurorise jane thirrur te gjithe firmetaret e kesaj dosje. Nderkohe Seiti ka dhene shpjegime te hollesishme ne Rome dhe ne Catania! Krimet e Renda vazhdojne hetimet ndonese nuk kane te pandehur..