Aksident tragjik i mbrëmjen së kaluar ku një baba me dy fëmijët e tij humbën jetën, ndërsa bashkëshortja dhe vajza tjetër ndodhen në gjendje të rëndë, i ka tronditur të gjithë.
Për këtë fatkeqësi të madhe të familjes në Shkodër, kanë reaguar edhe figura publike të cilët shprehin dhimbjen dhe lutjet për vajzën dhe nënën që po luftojnë për jetën.
Një ndër to ka qenë edhe gazetarja Rudina Xhunga, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale i bashkohet lutjeve për Noemin e vogël, 10 vjeçe. "Noem, mos shko me engjëjt, zemra vogël. Rri në këtë botë, me mamin."





