Një 27-vjeçar është ndëshkuar me heqje patente, pasi Policia Rrugore e ka kapur teksa udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara brenda në qytetin e Tiranës.

Policia ka nxjerrë edhe videon e ndalimit dhe bën me dije se i riu me iniciale M.T. u kap me 108 km/orë në qendër të qytetit.

Me 108 km/ore në qendër të qytetit është e papranueshme. Rrezik i madh për përdoruesit e rrugës.

M.T, 27 vjeç iu tërhoq Leja e Drejtimit për të dalë në OASH për shpejtësi tej normave të lejuara.

14 Leje Drejtimi të tërhequra brenda rrugëve të qytetit për shpejtësi që varionte nga 90 km/orë deri në 108 km/orë”, njofton policia.

Uniformat blu u bëjnë apel të gjithë drejtuesve të mjeteve:

Ndiqni kulturën rrugore për të kursyer të ardhmen tënde.

Guidimi me shpejtësi tej normave të lejuara të shkakton adrenalinë, por në shumicën e rasteve të merr jetën”.