Këngëtari i njohur shqiptar, Sabri Fejzullahu ka festuar 50-vjetorin e karrierës së tij muzikore.

Në nder të këtij përvjetori të rëndësishëm për artistin e madh, një koncert madhështor u organizua mbrëmjen e djeshme ku të ftuar ishin personalitetet më të njohura të muzikës shqiptare.

Ndërsa i biri Ermali i bëri një dedikim mjaft të ndjerë të atit, të cilin e shoqëroi me një foto domethënëse dhe të veçantë në Instagram.