16 shkurti është një ditë mjaft e veçantë për familjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, pasi vajza e tyre e vogël Era, feston 13 vjetorin e lindjes.

Ka qenë Kryemadhi ajo e cila ka postuar e para një foto me të bijën duke e uruar me fjalët më të përzemërta.

STATUSI I PLOTË

Je një Erë e re, që erdhi në jetën tonë plot 13 vjet më parë. Era e Era Metës në familjen tonë ishte zhurmë, ishte hare, ishte gëzim ishte buzëqeshje, ishte jetë, prandaj Era të uroj të kesh shëndet, të jesh e lumtur, të mësosh dhe mos ndalo. Ashtu siç ke emrin fryj dhe gëzohu me jetën që të ka dhënë Zoti. Kënaqu, lufto, jeto dhe fal dashuri. Të dua Era ime e vogël! 

Ndërsa presidenti Meta, teksa uron Erën përcjell një mesazh tepër të rëndësishëm për shoqërinë lidhur me rëndësinë e fëmijëve.

STATUSI I PLOTË

Sot është ditëlindja e Erës.
Fëmijët janë dhurata më e çmuar në jetë, jo vetëm për familjen por edhe për vendin. Të gjithë fëmijët meritojnë një të ardhme të sigurtë, në një vend që e duan dhe i do.