Festa e madhe e 20 vjetorit te Top Albania Radio ka bërë bashkë shumë personazhe të njohura!

E nuk kishte si të mungonte familja Hoxha. Ato kanë festuar me gjithë stafin e Top Medias këtë datë të rëndësishme, kur 20 vjet më parë themeluesi Dritan Hoxha bëri realitet një nga ëndrrat e tij më të mëdha.

Në festën e organizuar nuk mund të mos binin në sy femrat e familjes Hoxha. Blogerja Lori Hoxha ka ndarë në rrjetet sociale një foto ku mes saj dhe motrës Sara gjendej dhe nëna e tyre Vjollca Hoxha.

Në një foto tjetër të shpërndarë nga Eneda Tarifa shihet edhe motra e tyre, e cila duket se është tepër e tërhequr nga profili publik. Të katërta të veshura me të zeza u dukën mjaft klas.