Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka deklaruar se javën e ardhshme do të ketë një sërë arrestimesh që lidhen me grabitjen dhe tjetërsimin e pronave publike në vend.

Sipas Ministrit Xhafaj, Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar një sërë hetimesh dhe javën që vjen do të nisin gjyqet për disa persona.

Xhafaj tha se kemi disa çështje penale, në bashkëpunim me Prokurorinë në rrethet Kavajë, Durrës, si dhe ka një proces hetimi në Lezhë, por do të shtrihet në Vlorë dhe në të gjithë vijën bregdetare. /Opinion.al