Balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa nuk resht së provokuari me postimet e saj të herë pas hershme në rrjetet sociale.
Këtë herë Klaudia ka vendosur të "djegë" Instagramin, pasi ka publikuar një foto ku shfaqet e gjitha lakuriq, teksa mban një shishe shampanjë në dorë.
"Alone sainvalentin", shkruan ajo duke dashur të tregojë që ditën e të dashuruarve e kaloi vetëm. Nëse është kështu atëherë lind pyetja: Foton kush e shkrepi?
Me siguri që për të shmangur këtë pyetje dhe reagime negative, Klaudia ka vendosur të heqë opsionin e komenteve në këtë postim.





