Pasi ka dëshmuar sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda djali I ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha ka folur për mediat për padinë e ngritur ndaj deputetit socialist Taulant Balla për shpifje.
Berisha theksoi edhe njëherë akuzat ndaj Ballës, në lidhje me deklaratat e këtij të fundit se nuk ka paguar taksat për dy vite. Sipas tij, Balla "është dënuar si shpifës dhe fshihet pas imunitetit, pas Edi Ramës që e trajton si tualet."
"Gjykata e Lartë ia ka dhënë njëherë gjykatës së krimeve të rënda. Ky është pingpong. Kjo është frikë për të dhënë drejtësi. Duhet të kuptoni gjendjen ku është drejtësia sot. Gjykata e Lartë është institucioni më i lartë i këtij vendi për drejtësinë dhe vetëm një kryeprokuror apo gjykatës që ka frikë mund ta marrë këtë si argument dhe ta kthejë në Gjykatën e Lartë. Ju jeni gazetarë keni lidhjet tuaja. E vërteta është që zoti Balla e ka ngritur këtë shpifje gjatë komisionit, jo se unë dua t’i vë një damkë të dytë por dua që të marrë një përgjigje ligjore për këtë çështje. Kjo çështje për shpifjen e zotit Balla se në vitet 2008-2009-2010 nuk kam paguar taksa. Kjo është një shashkë politike që nuk sjell asnjë provë. Në prokurori kam shkuar dhe kam deklaruar ato që kam thënë në komision. Asnjë e ardhur e imja nuk ka lidhje me privatizimin e CEZ. Pritshmëria ime është të dalë e vërteta. Unë kam me vete dok nga tatimet që deklarojnë se kam paguar 50 mln taksa. Unë vij në respekt të ligjit. Ai që do vijë pas meje është shpifësi. Është dënuar si shpifës dhe fshihet pas imunitetit, pas Edi Ramës që e trajton si tualet. As aktiviteti im nuk ka lidhje me privatizimin e OSSH.
Në shpërblimin financiar kërkohet në padi civile por mbi të gjitha kërkohet dënimi i shpifësit."





