Pas paralajmërimit të Drejtorit të ri Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka ardhur dhe lëvizja e parë në kupolën e policisë.
Ditën e sotme është emëruar drejtori i ri për Rendin në Policinë e Tiranës, Gjovalin Loka i cili më parë mbante postin e drejtorit të portit të Shkodrës.
Loka ka marrë pozicionin e Altin Qatos, i cili aktualisht mban detyrën e Drejtorit të Policisë së Elbasanit, pasi u komandua në këtë detyrë pas ngjarjeve të rënda që ndodhën.
Loka prej vitesh mbante detyrën e kreut të Policisë së Shkodrës, ai është një ndër oficerët e vjetër të Policisë së Shtetit.





