Shtatë persona raportohet se janë bllokuar mëngjesin e sotëm në Malin e Dajtit, aty ku kanë rënë reshje të dendura bore gjatë mbrëmjes.

Mësohet se personat e bllokuar udhëtonin me dy taksi që ishin ngjitur që mbrëmë në mal për të marrë pasagjerë, ndërsa mëngjesin e sotëm janë nisur drejt Tiranës, por janë bllokuar në rrugë.

Disa prej pasagjerëve u transportuan me një kamion, ndërsa shtatë të tjerë vijojnë të qëndrojnë të bllokuar, në pritje të ndihmës.