Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më herët, mëngjesin e kësaj të enjteje ka nisur faza e tretë e aksionit për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Durrësit.
Siç duket edhe nga fotot e publikuara nga "DurrësLajm", aksioni i lirimit të hapësirave publike përgjatë Rrugës Tregtare konsiston në lirimin e trotuareve nga vazo lulesh, tavolina, bllokuese rrugësh, kone, sfera betoni, kangjella hekuri etj.
Policia Bashkiake në bashkëpunim me, Ndërmarrjen e Gjelbërimit, Inspektoratin Ndërtimor dhe me mbështetjen e Policisë së Shtetit, prej fundit të muajit janar të këtij viti, është përqëndruar në zgjidhjen e një problem jo pak shqetësues për banorët e Durrësit, siç ishte ai i zaptimit të rrugëve të qytetit.





