Kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta të shoqëruara nga reshje të pakta shiu e dëbore do të ketë në Jug, ndërsa reshje të izoluara, priten në zonat Qendrore dhe Veriore.

Pasditja përmirëson kushtet e motit në Veri dhe Qendër, ndërsa Jugu dhe kryesisht Juglindja mbetet me reshje të izoluara dëbore deri në mbrëmje kur kthjellimet bëhen dominate në të gjithë vendin.

Sipas "MeteoAlb", temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie me 2- 3°C gjatë mëngjesit, ndërsa një rënie e lehtë pritet gjatë orëve të mesditës.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Lindor – Verilindor duke forcuar në det dallgëzimin mbi 4 ballë.