"Instagram"-i dhe "Facebook"-u u tejmbushën ditën e Shën Valentinit nga dedikimet e dashurisë, dhuratat, tullumbacet e buqetat e luleve. Por ndër çiftet që kanë tërhequr më shumë vëmendjen, ishte Geti dhe Marina me mbrëmjen e tyre romantike.
Nëpërmjet një videoje të postuar në "Instagram" nga vetë moderatoja, shihet së bashku me Getoarin në një darkë romantike, të ulur në një tavolinë, të rrethuar nga drita në formë zemre.
“Duajeni njëri-tjetrin. Gëzuar Shën Valentinin”, shkruan Marina, por pa e specifikuar më tej destinacionin se ku ndodhen.





