Supermodelja e njohur duket se është vënë në qendër të kritikave për shkak të humbjes së peshës. Por, Gigi Hadid nuk ka nguruar t'iu kthejë përgjigje të gjithë kritikuesve nëpërmjet një statusi në Twitter.
Ajo shkruan se është dobësuar për shkak të sëmundjes “Hashimoto Thyroidits”. Vetë sëmundja shkakton humbje peshe, lodhje dhe lëkurë të thatë. Më tej Gigi shkruan se nuk do të komentojë asgjë pasi mund të jetë shumë e dobët por e shëndetshme.
"Mos u merrni me mua, unë kam gjoks kam muskuj, të pasme, kofshe dhe komentet tuaja nuk do ndikojnë aspak tek unë. Ndihem seksi dhe e dua trupin tim"- ka shpjeguar ajo në një tjetër postim në Instagram.
Sipas mjekëve kjo sëmundje mund të dojë muaj ose vite për tu diagnostikuar dhe shkaktohet pasi sistemi imunitar sulmon gjendrat e tiroides duke i bërë ato të fryhen e të dëmtohen.





