Efthimiou Efthimious, i akuzuari për vrasjen e Dëfrim Kasmit në Tiranë javë më parë, në një intervistë për mediat greke ka folur nga burgu i Bradasheshit, ku edhe njëhere ashtu si në polici e gjykatë, ka mohuar të ketë gisht në vrasje. Greku ka argumentuar se përse ai nuk mund të bëjë një vrasje.
"Jam i pafajshëm. Është një gabim shumë i madh. Është tragjike kjo që po më ndodh. Sigurisht që nuk e kam bërë unë. Jam stërvitur në jetën time vetëm për të mbrojtur jetë dhe jo që të marr jetë".
Sipas tij, policia shqiptare me arrestimin e tij thjesht ka gjetur një viktimë për të quajtur të kryer, detyrën e saj.
"Policia donte që të gjente një viktimë që të lehtësonte veten nga çështja dhe gjeti dike, pasi kishte siguruar disa të dhëna mbi gjatësinë dhe mjekrën e vrasësit, të dhëna që përputhen me mua. Eshtë e mundur kjo? Pa asnjë fakt e provë, pa pistoletë, pa shenja gishtash, pa ADN".





