Dy fierakë dhe njëri nga Rresheni, njihuni me 3 shqiptarët që do konkurrojnë në Eurovizion 2018…
Eleni Foureira apo Entela Fureraj (identiteti i saj i vërtetë) është sot një nga këngëtaret e suksesshme të muzikës greke. Në shtetin grek shqiptarja njihet si “Beyonce” e Greqisë dhe ka bashkëpunuar me emra të njohur të muzikës si J Balvin dhe Ruslana. Këtë vit Eleni, këngëtarja me origjinë nga Fieri do të përfaqësojë Qipron dhe ky lajm është pritur mjaft mirë dhe pretendimet janë të larta.
Së fundmi. një tjetër shqiptar u shpall fitues, këtë herë ishte ai i Sanremos, Ermal Meta në bashkëpunim me Fabrizio Moro, të cilët do të përfaqësojnë në Eurovizion, Italinë. Një fitore mjaft e diskutuar dhe e merituar.
Ndërsa Shqiperia do të përfaqësohet nga ‘uragani’, Eugent Bushpepa, i cili njihet për vokalin potent. Bushpepa është përfolur edhe nga media të huaja të rëndësishme dhe presigjoze.
Si asnjëherë më parë 3 këngëtarë shqiptarë, do të konkurrojnë në festivalin evropian të këngës, ‘Eurovizion 2018’, që këtë vit do të mbahet me datë 8, 10 dhe 12 maj në Lisbonë të Portugalisë./intv.al/





