Një 18-vjeçar nga Durrësi ka rënë pre e mashtrimit me një varëse floriri.
Adoleshenti është takuar në lagjen nr.3 me dy të rinj nga Babrruja dhe Kamza, të cilët i kanë ofruar një varëse floriri me një çmim shumë më të arsyeshëm, sesa ai i argjendarive.
Dëshira për ta bërë të tijën bizhuterinë e shtrenjtë e ka shtyrë adoleshentin J.A. t’u japi paratë dy mashtruesve.
Por vetëm pak më vonë, ai ka kuptuar se ishte mashtruar dhe varësja e shumëdëshiruar ishte false.
Në këto kushte, ka bërë denoncimin pranë policisë së Durrësit.
Kjo e fundit, ka nisur hetimet dhe ka konkluduar se dy mashtruesit me bizhuteri false ishte dy të rinjtë R.K. 18 vjeç dhe P.S. 27 vjeç, të dy nga Tirana.
Në momentin e ndalimit, atyre u janë sekuestruar nga policia 10 varëse të ngjashme me ato të floririt.
Gjithsesi, rasti i 18-vjeçarit të mashtruar me bizhuteritë e floririt false nuk është i vetmi.
DurrësLajm mëson se pranë argjendarive të qytetit paraqiten shtetas, të cilët kanë në zotërim varëse apo byzylykw floriri, por më pas mësojnë nga specialistët se bizhuteritë e tyre janë thjesht imitime, në disa raste imitime mjaft të arrira, por gjithsesi false.
Denoncimi i 18-vjeçarit J.A. bëri të mundur që persona të tjerë në Durrës apo gjetkë të binin pre e mashtrimit të dy të rinjve nga kryeqyteti, por nga ana tjetër qytetarët duhet të tregohen vetë të kujdesshëm të mos bien pre e varëse, byzylykëve apo orërave që shiten në rrugët e qytetit nga shitës ambulantë apo mashtrues.
Blerja e këtyre bizhuve të pakontrolluara, me çmim më të favorshëm sesa ai i dyqaneve shpesh i çon qytetarët drejt rrezikut që të mbeten të mashtruar.
M.B.





