Është arrestuar në flagrancë një i ri nga Durrësi, i cili ka mbetur i përfshirë në një aksident një ditë më parë.
Mësohet se 25-vjeçari A.S. ishte duke udhëtuar me mjetin e tij tip “BMW”, kur, në rrugën Burrel – Shkopet, Mat, në vendin e quajtur “Vabli”, është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin XH.LL vjeç 57, banues në Kamëz, Tiranë.
Si pasojë e përplasjes mes dy mjeteve, ka mbetur e plagosur 19-vjeçarja G.S, banuese në Durrës, pasagjere në mjetin tip “BMW”, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
25-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.





