Një sherr ku kanë mbetur të përfshirë 4 persona është regjistruar ditën e premte, në lagjen nr.17, në Durrës.
Policia ka nisur procedimin penal për dy shtetas, të cilët kanë goditur me sende të forta dhe kanë lënë të plagosur lehtë babë e bir.
Madje, ata kanë dëmtuar edhe mjetin tip "Benz", në pronësi të njërit prej të plagosurve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit L.K e N.T, vjeç 65 e 56 banues në Durrës e Rrashbull, pasi në lagjen nr. 17, kanë plagosur lehtë me sende të forta shtetasit I.M e E.M, vjeç 54 e 29, si dhe kanë dëmtuar mjetin tip “Benz”, të shtetasit I.M. Nenet 89 dhe 150 të Kodit Penal.





