Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur sot me shpërthim të kontrolluar një objekt në qytetin e Fierit. Objekti 5-katësh ndodhet pranë vendit ku vetëm një javë më parë, IKMT shembi në të njëjtën mënyrë, pra me lëndë eksplozive, dy objekte të tjerë, përafërsisht të të njëjtën madhësi.

Për prishjen e këtij objekti, specialistët e IKMT hapen në trupin e objektit 400 furnella (vrima) dhe përdoren 6 kilogramë lëndë plasëse. U morën masat me thasë rëre dhe skela për mbrojtjen e objekteve që ndodhen aty pranë. Shpërthimi u bë në orën 12:00.