Pas afro 1 javë nga plagosja me thikë e futbollisti shqiptar në Itali janë arrestuar 2 autorët e dyshuar.

Në pranga kanë përfunduar reperët Juri Margini 20 vjeç dhe Emilio Finizio 36 vjec, pasi dyshohet se kanë plagosur me thikë në një parking në qytetin e Scandiano shqiptarin Aldi Shpijati, 21 vjeç, i cili njihet si futbollist në Itali.

21-vjeçari që luan si sulmues me ekipin e Arçetanas ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Maria Nuova di Reggio, ndërsa i është nënshtruar dy operacioneve.

Dy këngëtarët italianë akuzohen për veprën penale “tentativë vrasje” ndaj shqiptarit pas një sherri mes tyre për motive të dobëta.