Vijon puna për goditjen e rasteve të lidhjes së paligjshme të ujit në Durrës.
Efektivët e policisë në Durrës dhe Shijak kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë për dy shtetas.
Sipas policisë, “shtetasit S.K. 33 vjeç, banues në Tiranë, gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e Ujësjellës – Kanalizimeve Durrës në biznesin e tij, në fshatin Kërtushaj Ishëm, është konstatuar lidhje e paligjshme e ujit”.
Të njëjtën shkelje ka kryer edhe shtetasi B.Xh. 52 vjeç, banues në Rrubjekë, i cili në biznesin e tij, në Maminas kishte ndërhyrë në rrjetin e ujit të pijshëm.
Materialet ndaj këtyre dy shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit", parashikuar në nenin 159 të Kodit Penal.





