Gazetari Basir Çollaku ka qenë i ftuar në emision “Kapital” në Vizion Plus të Aleksandër Furxhi ku ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me një dosje që është në Prokurorinë e Elbasanit.
Duke diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit politike, reformën në drejtësi dhe largimet e fundit nga opozita, Çollaku deklaroi:
“Në Elbasan ka një dosje ku janë të përfshirë dhe dy emra ministrash që kanë dalë nga përgjimet e një subjekti tjetër. Edhe pse nga transkriptimet janë zbuluar emrat e tyre, ata nuk janë thirrur nga prokuroria. Dy ministra të qeverise së sotme kanë folur me subjektin për sasira parash. Kjo dosje është në prokurorinë e Elbasanit, por ka shkuar dhe në gjykatë.”
Basir Çollaku ka thënë gjithashtu se nuk preferon t’i thotë emrat e ministrave, pasi do të donte që të fliste me fakte dhe dokumenta, që sipas tij i disponon edhe ai vetë.





