Një foshnjë 7 muajshe nga humbur jetën pas komplikacioneve nga fruthi.
Lajmi bëhet i ditur zyrtarisht nga mjekët e Pediatrisë së QSUT-së, të cilët thonë gjithashtu se janë 55 fëmijë të shtruar me probleme të shkaktuara nga fruthi.
Mësohet se foshnja ishte e pavaksinuar, pasi vaksina e fruthit, MMR merret mbi moshën 1-vjeçare.
Ky është rasti i parë fatal pas shfaqjes së fruthit në vend, ku ka kapur një numër të madh fëmijësh dhe disa të rritur.





