Ti thuash “Po” personit me të cilin do të kalosh vitet e jetës kërkon guxim. Në Kaliforni, ky çift ka vendosur ta bëjë këtë ceremoni me stil.

Ryan Jenks dhe Kimberly Weglin janë martuar mbi një rrjetë mbi 121 metra lartësi. Rrjeta është vendosur në kanionet e Utah, me sipërfaqe prej 600 metrash katrorë, dhe nuk paraqet rrezik për njerëzit.

Çifti guximtar vendosi që të merrte përsipër këtë aventurë, pasi të dyve u pëlqente ruajtja e ekuilibrit dhe ecja mbi litar.

Të dy e kemi kthyer atë në pjesë të rëndësishme të jetës sonë, ndaj ishte shumë e lehtë që të vendosnim se ku do të martoheshim”, u shpreh dhëndri.

Në fund të ceremonisë, Ryan dhe Kimberly u hodhën me parashutë mbi kanionet.

Ceremoni super e veçantë dhe e rrallë…