Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në Shkozet, përballë AKU-së, ku një konflikt brenda familjes ka degjeneruar në përdorimin e thikës. Si pasojë, burrë e grua kanë përfunduar me plagë në spital, ndërsa gjendja e tyre nuk dihet ende.

Autoambulanca ka transportuar çiftin në spitalin rajonal të Durrësit, ndërsa forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Në vijim pritet që policia të zbardhë më shumë detaje mbi rastin dhe gjendjen shëndetësore të të plagosurve.

Ndiqni pamjet nga vendi i ngjarjes të përcjella nga operatori i “DurrësLajm”.