Ish-ministri i Energjisë i qeverisë "Berisha", Genc Ruli është pyetur përreth një orë në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me hetimet e rinisura për çështjen "CEZ".

Më herët, është thirrur edhe Shkëlzen Berisha për t'u pyetur për këtë çështje, ndërsa pritet që prokuroria të kërkojë edhe dëshminë e shtetasit Nue Kalaj, i cili sipas akuzave të socialistëve ka ndërmjetësuar një takim midis Shkëlzen Berishës dhe ish-drejtorit të CEZ në Shqipëri, çekut Josef Hejsek.

Çështja e hetimeve për CEZ u rihap sërish javët e fundit pas marrjes së detyrës nga kryeprokurorja Arta Marku.