Nuk janë të pakta dhe rastet kur kafshët lihen në mes të rrugës të ngordhura duke tmerruar fëmijë dhe të rritur, por duke u bërë edhe burim sëmundjesh.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe ditën e djeshme në Durrës, ku një kalë i ngordhur është lënë në anë të rrugës dhe askush nuk është kujdesur për ta larguar që aty.

Nuk dihet nëse atë e ka përplasur ndonjë makinë dhe e ka lënë në mes të rrugës, apo ndonjë “i marrë” ka gjetur atë vend për ta hedhur kafshën e gjorë, shkruan “JOQ”.

Kali i ngordhur ndodhet pranë mbikalimit të Shkozetit në autostradën Tiranë-Durrës.

Përveç faktit shqetësues së vrasjes së kafshës, problem mbetet trupi i tij i cili fillon të kalbëzohet dhe mund të bëhet shkaktar për infeksione të ndryshme për njerëzit që kalojnë aty pranë.