Dhjetë shqiptarë janë arrestuar më herët gjatë kësaj jave në Francë. Ata akuzohen si pjesë të një bande që ka kryer të paktën 260 vjedhje banesash në rajonet Bouches-du-Rhone, Alpes-Maritimes, Var dhe Vaucluse.
Emrat e të arrestuarve nuk janë bërë me dije.
Gjatë kontrolleve, efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar telefona celularë, tableta, çanta luksoze dhe bizhu, që dyshohet se janë vjedhur nga banda.
Rezultatet e aksionit të xhandarmërisë franceze janë bërë publike këtë të mërkurë në një dalje për mediat, ndërkohë që hajdutët shqiptarë janë ndaluar disa ditë më parë.





