Zbardhet e plotë biseda mes gjyqtarit kryesor Xhonatan Mos dhe anësorit Edi Smart në "Anfield Road", gjatë konsultës së arbitrave për akordimin e penalltisë së parë për Totenhemin në minutën e 85-të.

Spërsat fituan dy penallti të kontestuara të dielën, e para në minutën e 85-të, kur Kejn u duk se u nis në pozicion të parregullt, por arbitrat patën dyshime nëse Lovren e preku topin apo jo.

Mos e akordoi fillimisht penalltinë, por pas protestave të lojtarëve të Liverpulit, ai shkoi të konsultohej me anësorin. Të dy nuk ishin aspak të sigurt për vendimin që morën, por ritransmetimi i pamjeve u dha të drejtë.

Asistenti Smart-Mosit: Gjithçka dua të di, është nëse Lovren e preku topin apo jo? Nëse nuk e ka prekur topin është pozicion jashtë loje. Duhet të jetë pozicion jashtë loje nëse Lovren nuk e ka prekur topin.

Kristian Eriksen: Ai e preku topin.

Emre Xhan: Nuk e preku.

Smart: Nuk jam i sigurt nëse e preku apo jo topin. Kjo është pyetja që po bëj.

Zyrtarët largojnë lojtarët.

Mos: Fol përsëri me mua.

Smart: Dua ta sqaroj nëse Lovren e preku topin apo jo. Nëse e bëri, është një veprim i paramenduar dhe është penallti. Nëse nuk e bëri, atëherë është pozicion jashtë loje.

Mos: Nuk ia kam idenë nëse Lovreni e preku topin apo jo. Martin, pe gjë ti?.

Dy arbitrat konsultohen me arbitrin e katërt Martin Atkinson

Mos-Smartit: Po e jap penallti shokë.

Kejn gaboi nga pika e bardhë, por në minutën e 95- të Spërsat fituan një tjetër penallti që, këtë herë, do të vuloste barazimin 2-2 me protestave të Liverpulit.