2 javë më parë në një fermë në Cornsay ka lindur një qingj me 5 këmbë.
Qingji ui rrallë u gjet nga Angie Jewitt e cila u kujdes për të dhe e quajti Hope me shpresën se ai do të jetojë.
Shanset që qingjat të lindin me 5 këmbë janë 1 në 1 milion dhe është ende e paqartë se çfarë e shkakton.
Këmba e pestë e Hope është shumë e zhvilluar por kjo nuk e pengon atë të ecë edhe pse pjesa më e madhe e kafshëve të lindura me deformime nuk jetojnë gjatë.
Por Hope sipas veterinerëve nuk ka nevojë për operacion për të pasur një jetë të gjatë e të lumtur.





