Pronari i një lokali ku luhet muzikë live në Durrës është paditur nga një bashkëqytetare për shkak të zhurmave që shkakton biznesi i tij.
Policia bën me dije se “Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.M., vjeç 41, banues në Durrës”.
Ndaj tij ka patur ankesë nga një qytetare, e cila e ka ngritur shqetësimin e saj në portalin “Zyra e Bashkëqeverisjes”, me objekt ndotje akustike nga zhurma e muzikës live, në lokalin e tij.
Policia ka nisur procedimin për rastin në fjalë.





