Në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka nisur paraditen e sotme seanca ndaj tre ish-zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptarë, të cilët po hetohen për abuzime në ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Në seancën e sotme tre ish-zyrtarët e ARRSH-së, Dashamir Xhika, Alite dhe Qurduku, do të njihen me masën e sigurisë.

Ish-kreu i ARRSH, Dashamir Xhika akuzohet për “korrupsion pasiv”, ndërsa dy ish-zyrtarët e tjerë akuzohen për “shpërdorim detyre”.