Bora që ra dje në dunat e Shkretëtirës së Saharës mahniti vendasit, për herë të dytë këtë vit.
Pas një periudhe 37-vjeçare pa borë që përfundoi në dhjetor të vitit 2016, Ain Sefra në veri të vendit ka parë borë jo më pak se katër herë.
Fëmijët mund të shiheshin duke luajtur jashtë një fshati algjerian në dunat e rërës të mbuluar me borë.
Shumë banorë shkuan pranë dunave të rërës për t’u kënaqur me motin e pazakonshëm.
Edhe pse bora e së hënës ishte e pazakonshme, fshati ishte mbuluar me borë edhe muajin e kaluar, për herë të tretë në 40 vjet.





