Një incident është regjistruar në aksin rrugor Vlorë-Fier, pranë zonës së Novoselës, ku materiale ndërtimi kanë rënë në rrugë duke bllokuar një prej korsive të qarkullimit.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesit e automjeteve kanë mundur t’i shmangin materialet e rëna në asfalt, duke parandaluar një aksident.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.